TIRANË, 15 maj /ATSH/- Shkolla bujqësore profesionale në Eisenstadt, të Austrisë, ofron bursa edukimi në vreshtari, prodhimin e verës, rritjen e frutave, përpunimin e frutave, rritjen e perimeve.
Në një postim në “Facebook”, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi njofton se kjo është një mundësi e mirë aplikimi për të gjithë studentët dhe profesionistët nga mosha 19 deri në 27 vjeç.
Periudha e trajnimit përfshin harkun kohor nga muaji korrik/gusht 2018 deri në muajin shtator 2019.
Peleshi shruan se, aplikimi është i vlefshëm deri në datën 18 maj 2018 në linkun: https://goo.gl/krCy7f. e.xh/ /a.g/




















