Ballina Kulturë

Tre shqiptarë në finalen e “Eurovision”

TIRANE, 11 Maj /ATSH/ – Një emocion i rrallë do të përshkojë mbrëmjen e nesërme shqiptarët anë e mbanë botës, të cilët do të jenë të gjithë para ekranit për të ndjekur finalen e madhe të “Eurosong 2018’, pasi në skenë do të ngjiten tre shqiptarë, si rrallëherë më parë.

Finalja e madhe e këtij eventi mjaft të rëndësishëm të këngës, do të mbahet mbrëmjen të shtunës në Lisbonë të Portugalisë, ku i pari nga shqiptarët që do të ngjitet në skenë është Eugent Bushpepa.

Bushpepa përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’ dhe do të performojë i 12 në radhë me këngën ‘Mall’.

Pas tij, e 25 në radhë do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron. Ndërsa i fundit do të ngjitet në skenë shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë së bashku me Fabrizio Moro, ndërsa do të mbyllë dhe garën.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro në natën e dytë gjysmë finale me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente” ka emocionuar publikun dhe edhe pse u këndua italisht në të e kanë gjetur veten thuajse të gjithë.

Kjo bën që shqiptarët të kenë më shumë shpresa për të festuar mbrëmjen e nesërme, pasi urojmë që njëri prej tre shqiptarëve të fitojë çmimin e madh./a.a/ /a.g/

https://eurovision.tv/story/exclusive-running-order-eurovision-2018-grand-final

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=6DkbBEjGKtg

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShëtitorja e Sarandës, me pamje të re dhe infrastrukturë moderne
Artikulli tjetërPacolli liderëve europianë: Mos e harroni Kosovën