Ballina Bota

GJERMANI – Veprat e artit në Murin e Berlinit shndërrohen në memorial

BERLIN, 10 maj /ATSH-DPA/ – Pjesa më e gjatë e mbetur nga Muri i Berlinit, një seksion prej 1,3 kilometrash, e mbushur me piktura plot gjallëri, do të shndërrohen në një memorial zyrtar.

Ligjvënësit e qytetit dhanë miratimin e tyre sot për mbetjet e murit, që dikur ndanin Gjermaninë Lindore dhe Perëndimore, që t’i kalojnë institucionit të trashëgimisë “Berlin Wall Foundation”.

“Si e tillë, Galeria e Pjesës Lindore më në fund po merr statusin që meriton si një zonë e kujtesës, që shërben për ta ruajtur dhe mbajtur atë si memorial”, deklaroi politikani Daniel Wesener, i Partisë së Gjelbërt.

Galeria e Pjesës Lindore, e mbushur me piktura murale që nga viti 1990 nga artistë ndërkombëtarë, tashmë është një atraksion turistik i njohur.

Gjermania Lindore, komuniste, filloi ndërtimin e Murit në 13 gusht 1961, me një gjatësi prej 155 kilometrash duke ndarë Berlinin Perëndimor nga Berlini Lindor. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBisedime me farmacistët për kontratat, rimbursimi vijon normalisht
Artikulli tjetërDita Ndërkombëtare e Futbollit dhe Miqësisë festohet edhe në Tiranë