Ballina Ekonomi

Kedia për individët u rrit me 8.4%

TIRANË 9 maj /ATSH/-Kredia për individë është rritur mesatarisht me 8.4% në tremujorin e parë të viti.

Banka e Shqipërisë raporton se, dinamika pozitive në këtë portofol është mbështetur nga një kërkesë në rritje, pavarësisht se bankat shprehen se kanë shtrënguar lehtësisht standardet në këtë tremujor.

Ecuria pozitive e kredisë për individë gjatë kësaj periudhe është mbështetur më së shumti nga kredia për banesa dhe më pak nga ajo për konsum. Paralelisht, rritja e shpejtë e kreditimit në lekë ka përkrahur zhvendosjen e mëtejshme të këtij portofoli drejt monedhës vendase.

BSH-ja vëren se pavarësisht luhatjeve afatshkurtra, bankat kanë disa vite që aplikojnë kushte të lehtësuara kreditimi për individët, në përgjigje të strategjive për të rritur peshën e kredisë për individë në portofolet e tyre.e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIntegrimi europian interes kombëtar, asnjë forcë politike s’duhet të bëhet pengesë
Artikulli tjetërFOTO/ Banorët e “Don Bosko-s” edhe me kënd rekreativ