Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e martë 1 maj 2018

TIRANË, 1 maj /ATSH/ – Moti, për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira me karakter zhvillimi në zonat malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të izoluara përgjatë relieveve malore. Baza e reve të ulta do të jetë 1000 metra. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim 1-8m/sek. Deti do të jetë i forcës 4, me lartësi dallge 1.8 metra. Shikimi 8-20km. Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                10/25

Vendet e Ulta                 11/29

Vendet Bregdetare         15/28 /e.malaj/ /a.g/         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARMENI – Opozitari, Pachinian negociata me partinë në pushtet
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/05/2018