Ballina SPORT

SPORT- Zidane kërkon fitoren ndaj Bajernit

TIRANË, 30 prill/ATSH-ANSA/ – Zinedin Zidane nuk ndihet akoma në finalen e Ligës së Kampioneve dhe nga Madridi i bën thirrje ekipit të tij që të mund Bajernin e Mynihut, për të shkuar drejt finales së Kievit.

Trajneri i Real Madrid gjatë një konference për shtyp shprehet se “nuk duhet që të bëjmë llogari duke marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, por duhet të fitojmë dhe pikë.

Kjo është një gjysmëfinale dhe ne ja dimë rëndësinë që ka. E dimë të gjithë se çfarë duhet të bëjmë dhe nuk ka asgjë për të ndryshuar.

Ajo çfarë ndodhi në Mynih shkoi mirë, por nesër është ndeshja e kthimit dhe ne duam që të kalojmë patjetër.”

Trajneri francez i cili udhëhoqi ekipin e Realit të Madridit drejtë fitimit të dy trofeve radhazi të Ligës së Kampioneve shprehet se “ajo çfarë kemi bërë gjatë këtyre viteve është diçka e jashtëzakonshme dhe se duhet të vazhdojmë që të japim maksimumin në fushën e lojës.”

I pyetur për ekipin e Bajernit të Mynihut, Zidane theksoi se është një ekip i madh, por madrilenët do të zbresin në fushë dhe do të kërkojnë golin sa më shpejt, në mënyrë që të eleminojnë sa më shpejt ekipin gjerman.

Në dyshim për këtë ndeshje do të jetë mbrojtësi Carvajal, për të cilin Zidane do të vendosë në ditën e ndeshjes, ndërsa për ekipin e Bajernit të dëmtuarit janë të shumtë, duke filluar nga Robben, Boateng, Alaba etj./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakATHINË – OCDE: Greqia pranë rimëkëmbjes ekonomike nëse vazhdon reformat
Artikulli tjetërNë 1 maj sheshi “Skënderbej”, mirëpret këngëtarët më në zë të muzikës