TIRANE, 30 Prill /A.ALLA ATSH/ – Mbi 1 mijë vizitorë kanë shfaqur interes për ekspozitën ”Fokus” të fotografit Ernest Baba këto ditë në Qendrën e Hapjes për Dialog (COD) në kryeministri e cila do të vazhdojë të qëndroj e hapur edhe gjatë kësaj jave.
Në ekspozitën janë shfaqur jo vetëm foto bardh e zi, portrete, por edhe fotografi nga natyra e bukur shqiptare.
Genti Gjikola, kuratori i ekspozitës në një prononcim për ATSH-në u shpreh se,”ekspozita fotografike e Nestit ka patur një interes për të parë nga afër talentin në fokus të Nest Babës”
”Kjo ekspozitë ka pasur dhe vazhdon të ketë interes nga vizitorët ku grupmoshat të cilat e kanë vizituar deri më tani janë të grup moshave të ndryshme, nga 25 vjeç deri në 45 vjeç. Nuk kanë munguar nxënës të Liceut Artistike dhe studentë nga Akademia e Arteve”, u shpreh kuratori Gjikola .
Ai shtoi se ”shumë njerëz që e kanë vizituar këtë ekspozitë kanë thënë se do të rikthehen për ta parë prandaj dhe kemi vendosur që për shkak të interesit nga publiku ajo të qëndrojë e hapur dhe këtë javë. Kjo ekspozitë ka sjellë njerëz të shumtë për ta vizituar të cilët kanë vizituar dhe ambientet e COD pra ka qenë si një simbiozë”, tha Genti Gjikola.
Në fund ai shtoi se ,”kjo ekspozitë është vizituar dhe nga personalitete vendas dhe të huaj të cilat kanë shfaqur interes dhe për ekspozitat e tjera të hapura në COD”.
Me iniciativën e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, në hapjen e kësaj ekspozite publiku do vazhdoj të admiroj fotografitë e Nesti Babës, një njohës shumë i mirë i historisë së fotografisë dhe një mjeshtër i laboratorit dhe i stampimit në dhomën e errët. /a.g/


















