Ballina Bota

MUZIKË – Anitta ylli i popit dhe ”bomba” e marketingut brazilian

RIO DE ZHANEIRO, 28 prill /ATSH-AFP/ – Anitta bëri emër në një lagje të Rios, para se të bëhej një yll i popit funk brazilian dhe më pas një prej yjeve ndërkombëtare, në sajë të një arme, ndjenjës së saj të dyshimtë të marketingut.

Në moshën 25-vjeçare ajo ndiqet nga 28 milionë persona në Instagram dhe ka dhënë konferenca të organizuara nga Harvard apo MIT për çelësin e suksesit të saj fenomenal.

Artisja, që e arriti vetë gjithçka dhe arsyeton si sipërmarrëse, ka mësuar të këndojë në anglisht dhe spanjisht dhe ka studiuar skenën muzikore për t’u shfaqur.

“Çelësi i suksesit është të bësh diçka ndryshe”, theksoi këngëtarja gjatë një interviste në shtëpinë e saj, në Barra da Tijuca.

“Kam studiuar tregun, më shumë për të bërë diçka ndryshe sesa për të ndjekur tendencat. Jam përpjekur gjithmonë të zbuloj atë që nuk është ekspoloruar ende”, shprehet Anitta, bjonde, makiazh të rëndë dhe trupin ”e skalitur” nga ushtrimet fizike.

Larissa Machado ka filluar të këndojë në kishë.

Në moshën 17-vjeçare ajo u zbulua nga një regjisor në sajë të një videoje në “YouTube”.

Më pas ajo filloi të këndonte në mbrëmjet “baile funk”, muzikë tipike e lagjeve të “Qytetit të mrekullueshëm” duke bashkuar repin me popin.

“‘E njohur u bë pesë vjet më parë, me këngët e para si ‘Meiga e abusada’ apo ‘Show das poderosas'”, thekson ylli në shtëpinë e saj tri katëshe, me një pishinë të madhe, xhakuzi dhe palma.

Që prej asaj kohe, këngëtarja e drejtoi karrierën e saj si një mjeshtre, me hitin planetar “Bang” (2015), klipi i të cilit u pa 343 milionë herë në “YouTube”./ /ec/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë ardhurat doganore janë rritur me 7.2% për vitin 2018
Artikulli tjetërKINEMA – Vdes regjisori i njohur Michael Anderson