https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155768161226523/
TIRANE,28 Prill/ATSH/- Platforma e bashkëqeverisjes, “shqipëriaqëduam.al”, është kthyer në një instrument në duart e qytetarëve për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
Në një postim në facebook, kryeministri Edi Rama sjell shëmbullin e një qytetareje nga Korça, e cila pasi iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes, jo vetëm që mori përgjigjen në kohë por edhe u punësua.
“Qyetarja S.M nga Korça, diplomuar në degën mjeksi e Përgjithshme, kishte muaj që priste përgjigje për aplikimin e kryer për vendet vakante pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Korçë si mjeke familje. Pas adresimit të këtij problem përmes platformës së bashkqeverisjes, ajo punon tani si mjeke pranë Qendrës Shëndetësore Nr.1 në Korçë”, thuhet në postimin e kyeministrit.
“Shqiperiaqeduam.al – Mjaftojnë 3 minuta për të ngritur në këmbë ministrin përkatës në mbështetje të së drejtës suaj”, shprehet Rama, pasi kjo “është adresa ku marrin zgjidhje problemet tuaja me zyrat e shërbimeve administrative”./a.g/










