TIRANË, 28 prill/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash.
Sipas shërbimit meteorologjik, përgjatë orëve të mesditës dhe pasdites parashikohet të ketë reshje shiu lokale në zonën e Veriut dhe ne pjesën Lindore.
Baza e reve të ulta do të jetë 1000 metra.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-15 m/sek. Deti do të jetë i forcës 4 me lartësi dallge 2.2 metra. Shikimi 8-20 km. Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 13/30
Vendet e Ulta 14/31
Vendet Bregdetare 17/29 /e.malaj/ /a.g/











