Ballina Aktualitet

Këshilli Kombëtar i PD-së miraton statutin e ri të partisë

TIRANË, 20 prill /ATSH- I. Vata/ – Këshilli Kombëtar i PD-së ka mirator sot statutin e partisë dhe pritet t’i përcillet për miratim Kuvendit Kombëtar më 28 -29 prill, deklaroi sot nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Paloka në një prononcim për mediat mohoi zërat se nuk janë marrë parasysh mendimet ndryshe.

“Sot Këshilli Kombëtar miratoi statutin e ri të Partisë Demokratike, i cili do i paraqitet për miratim kuvendit, që do të mblidhet më 28-29 prill” tha ai.

Paloka shtoi se statuti nuk është thjeshtë çeshtje miratimi, por është një proces edhe më i gjerë që në radhë të parë kërkon edhe vullnet nga të gjitha palët.

I pyetur për zërat kritikë në PD, Paloka tha se në Kuvend u diskutua çdo nen i statutit të Partisë Demokratike, duke marrë parasysh të gjitha propozimet dhe që u votua me shumicë dërmuese nga Këshilli Kombëtar. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSUEDI – Vdes DJ dhe ylli i muzikës elektronike Avicii
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë 21 prill 2018