Ballina Shkencë dhe teknologji

Ngjyrën e flokëve e përcaktojnë 124 gjene

TIRANE,17 Prill/ATSH/ – Rezultatet e një hulumtimi të ri tregojnë se 124 gjene kanë rol kyç në përcaktimin e ngjyrës së flokëve të njeriut, mbi 100 prej të cilave nuk njiheshin më parë për influencën e tyre në pigment.

Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e AND-së të më shumë se 300.000 personave me origjinë nga Evropa, shkruan “Science Daily”.

Tim Spector, nga Universiteti Kings College në Londër, tha se ky studim do të ketë rëndësi të madhe në mjekësi dhe biologji. “Deri tani ky është studimi më i madh gjenetik mbi pigmentimin, do të kontribuojë në kuptimin më të mirë të sëmundjeve si melanoma, formë agresive e kancerit të lëkurës”, tha Spector./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARMENI – Ish-presidenti Sarkissian zgjidhet kryeministër
Artikulli tjetërHapja e negociatave, Vlahutin: Shqipëria ka arsye të gëzohet