Ballina Bota

SOFT NEWS – Data 13! E premte! Ters?

TIRANË, 13 prill /ATSH/ – Për supersticiozët numri 13 sjell ters, po ashtu edhe dita e premte, por kur këto të dyja bëhen bashkë si dita e sotme, mundohen të shmangin lëvizjet, të shtyjnë për një ditë tjetër punën dhe planet e tyre.

Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e kombinimit të kësaj date dhe dite. Rrënjët e këtij supersticioni shkojnë deri në shekullin XIX.

Sipas studiuesve ky kombinim lidhet me vdekjen e Gioachino Rossini, i cili vdiq një të premte më datë 13.

Numri 13 është numër ters që thyen numrin e plotë 12.

Dymbëdhjeta shihet si numër i plotë, si reflektim i 12 muajve të vitit, 12 numrave të orës, 12 perëndive të Olimpit, 12 fiseve të Izraelit, 12 apostujve të Jezusit, 12 ndjekësve të Muhametit në besimin islam shiit, 12 shenjave të zodiakut e të tjera.

Sa i përket së premtes, ajo konsiderohet një ditë ters të paktën që prej shekullit XIV. Gjithashtu e premte ishte edhe dita e kryeqëzimit të Jezu Krishtit.

Megjithatë, ka autorë që thonë se të gjitha referencat për ”tersin” e së premtes nuk ekzistonin para vitit 1907.

Ata argumentojnë se popullariteti i së premtes 13 mori përmasa pas publikimit të novelës së Thomas W.Lawson “E premte, 13-të” të cilën një punonjës i paskrupullt i “Wall Street” e shfrytëzoi për të përhapur panik, po në atë vit.

Ky kombinim shihet ters në shumë kultura, por ka të tjera që e vlerësojnë krejt ndryshe. Në Itali numri 13 konsiderohet si fatsjellës, ndërsa kombinimi ters është dita e premte në datën 17./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAMSTERDAM – Schemidt fiton çmimin e parë në “World Press Photo 2018”
Artikulli tjetërTarifa e “Rrugës së Kombit”, konsultimet publike paralel me negociatat me koncesionarin