TIRANË, 13 prill /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë i kthjellët, me vranësira në zonat malore dhe në pjesën veriore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të izoluara në zonat malore dhe në Veri gjatë natës. Baza e reve do të jetë e ulët, 900 metra. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek. Deti do të jetë i forcës 4 ballë, me lartësi dallge 1.8 metra. Shikimi 10-20 km.
Temperaturat parashikohen të jenë:
Në vendet malore 12/23
në vendet e ulta 13/24
në bregdet 15/24 /e.malaj/ /a.g/























