Ballina Lajme nga Vendi

Kombëtarja e Shqipërisë, miqësore me Uellsin në Nëntor

TIRANE, 13 Prill /ATSH/ -Skuadra kombëtare e futbollit do të luajë miqësore me Uellsin në datë 20 nëntor në “Elbasan Arena”.

Të dy federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe kanë zyrtarizuar zhvillimin e këtij takimi në datën 20 nëntor.

Kujtojmë që në periudhën shtator-dhjetor të këtij viti, skuadra përfaqësuese e Shqipërisë do të zhvillojë takimet zyrtare eleminatore për grupin e saj në kompeticionin e Ligës së Kombeve (UEFA Nations League), por duke qenë se grupi është me tre skuadra ajo do të zhvillojë në datat përkatëse edhe dy ndeshje miqësore, një prej të cilave është kjo me Uellsin. /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakE-Albania, 13 shërbime të reja elektronike të Drejtorisë së Tatimeve
Artikulli tjetërFondi për komunitetin, zgjidhet problematika për banorët