Ballina Bota

SPORT – Barcelona fiton 4-1 me Romën

BARCELONË, 4 prill /ATSH/ – Favoritja kryesore në ndeshjen e “Camp Nou” e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve arrin një fitore të rëndësishme ndaj Romës 4-1.

Barcelona arrin të fitojë edhe falë dy autogolave të shënuar nga De Rossi në minutën e 38-të dhe Manolas në minutën e 55-të. Ndërsa Pique shënoi golin e tretë në minutën e 59-të dhe Suarez në minutën e 87-të.

Golin e nderit për Romën e bëri Dzeko.

Me sa duket Barcelona e ka arritur të garantojë biletën për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOKB – Rusia kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit për çështjen Skripal
Artikulli tjetër“Shumë zhurmë për asgjë” u shfaq sot në Teatrin “Kujtim Spahivogli”