Ballina Bota

HAPËSIRË – Sateliti Tiangong-1 hyn në atmosferën e Tokës

PEKIN, 2 prill /ATSH/ – Tiangong-1, laboratori eksperimental kozmik i Kinës, hyri sot në atmosferën e Tokës rreth orës 08:15, njoftoi Zyra Inxhinierike e Fluturimeve Kozmike të Kinës (CMSEO), raporton CRI.

Sipas kësaj zyre, Tiangong-1 ra në rajonin qendror të Paqësorit Jugor.

Pjesa dërrmuese e laboratorit u dogj në atmosferë, sipas monitorimeve dhe analizave të bëra nga Qendra e Kontrollit të Fluturimeve Kozmike të Pekinit dhe organizata të tjera përkatëse.

Tiangong-1 u lëshua më 29 shtator 2011 dhe përfundoi shërbimin në mars 2016 pas kryerjes së misionit të tij.

Ai u lidh me anijet kozmike kineze “Shenzhou-8”, “Shenzhou-9” dhe “Shenzhou-10” dhe kreu një sërë vëzhgimesh duke dhënë kontribute të rëndësishme për objektivin e Kinës në fluturimet hapësinore me kozmonaut./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPORT – Asnjë arbitër britanik në Kupën e Botës në futboll
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 2 Prill 2018