LONDËR, 29 mars /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May, filloi sot një udhëtim në të katërt cepat e Britanisë së Madhe për të biseduar me qytetarët e saj për Brexit, një vit pas daljes së vendit nga BE-ja.
“Sot, një vit pasi Britania e Madhe ka dalë nga BE-ja dhe ka filluar të përcaktojë një rrugë të re në botë, do të vizitoj të gjitha kombet e Unionit për të dëgjuar atë që njerëzit, kudo në vend mendojnë për Brexit”, deklaroi Theresa May.
Shefja e qeverisë do të fillojë turin e saj të Britanisë së Madhe nga Skocia, ku ajo do të vizitojë një uzinë tekstilesh në Ershajër, më pas do të shkojë në Njukastëll (verilindje të Anglisë), ku do të takojë grupe me prindër dhe fëmijë.
Ajo do të drekojë me fermerët pranë Belfastit, kryeqyteti i Irlandës së Veriut, para se të shkojë në Berri për t’u ulur në një tavolinë të rrumbullakët me sipërmarrësit uellsianë.
Theresa May garanton se me Brexit, provincat që përbëjnë Britaninë e Madhe do të përfitojnë më shumë pushtet, që deri tani mbahej nga Brukseli./ /G.S/ a.jor.























