Ballina Kulturë

Përrenjasi me një qendër kulturore multifunksionale

 

TIRANË, 24 Mars/ATSH/.- Investimi i radhës i qeverisë në qytetin e Prrenjasit është rikonstruksioni i Qendrës Kulturore, e cila e kishte humbur tërësisht funksionin për shkak të gjendjes pothuajse të rrënuar.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla informon mbi projektin që pritet t’ i japë Përrenjasit një qendër kuturore multifunksionale në shërbim të të gjitha grupmoshave.

“Qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë italiane përmes programit IADSA do të investojnë në rilindjen e kësaj qendre kuturore multifunksionale”, shkruan Balla.

Projekti “Rikonstruksioni i qendrës kulturore të qytetit”, me një vlerë prej 48,546,540 lekë, financohet në kuadër të programit italo-shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaketat me kuadrate, tendenca e pranverës
Artikulli tjetër92 punonjës të Shërbimit të Provës u rekrutuan në kundërshtim me ligjin