TIRANE, 24 Mars /ATSH/ -Tuberkulozi është vrasësi më i madh i madh i sëmundjeve infektive në botë.
Ai është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me rezistencën antimikrobike dhe vrasësi kryesor i njerëzve me HIV.
Tuberkulozi është sëmundje infektive e cila shkaktohet nga Mycobacterium tuberculosis zakonisht ky bakter prek mushkritë por mund të prekë edhe organe të tjera të trupit të njeriut.
Sëmundja shfaqet kryesisht tek personat me imunitet të dobët. Faktor tjetër i rëndësishëm rreziku janë sëmundjet kronike të mushkërive, prandaj çdo infeksion i bronkeve dhe i mushkërive duhet të marrë trajtimin e duhur.
Çdo ditë janë 28.500 raste të reja, 4600 vdekje, 11.100 të humbura. Megjithë përpjekjet e mjekëve ka një rënie të ulët të incidences. Mbi 4 milion njerëz janë të pa diagnostikuar ose të pa trajtuar. Raporti i rasteve të humbura mbetet i njëjtë çdo vit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2016 1.7 milionë njerëz vdiqën nga nga TB. Ne duhet të bashkohemi për ti dhenë fund TB.
Shenjat:
-Humbje peshe
-Djersitje gjatë natës
-Dhimbje në gjoks
-Kollitje me sekrecion gjaku
Prandaj është shumë e rëndësishme që personat të cilëve kollitja i zgjat më shumë se dy javë të vizitohen menjëherë tek një mjek specialist. /e.malaj/ /a.g/


























