Ballina Bota

SPORT – Pas Chiellinit dëmtohet edhe Alex Sandro

Tiranë, 20 Mars /ATSH-ANSA/ – Pas Chiellinit, ekipi i Juventusit, mund të humbasë për shkak dëmtimi edhe mesfushorin Aleks Sandro.

Alex Sandro ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë gjatë seancës stërvitore të kombëtares braziliane, e cila po përgatitet për zhvillimin e miqësoreve me Gjermaninë dhe Rusinë.

Zonja e vjetër po kalon një periudhë mjaft të vështirë, si nga dëmtimet por edhe nga ndeshjet e vështira që ka, si në kampionat ashtu edhe në Champions League, ku do të përballet me “gjigantët” e Real Madrid.

Alex Sandro u thirr nga trajneri Tite për të zëvendësuar Felipe Luis të dëmtuar dhe tani mesfushori nuk do të jetë i disponueshëm për të dyja ekipet.

Alex Sandro, është një nga mesfushorët kyç të Juventus, ku përveç anës mbrojtëse, mesfushori shihej shpesh edhe në sulm duke i dhënë mjaft freski repartit të avancuar.

Ndërkohë për mbrojtësin Chiellini bien dyshimet për një dëmtim të rëndë dhe mund të bashkohet me skuadrën që në ndeshjen me Milanin./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeklarata e fortë e Mogherinit: Rekomandim të pakushtëzuar pozitiv nga KE për Shqipërinë
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE financon internet pa pagesë në të gjithë Europën