TIRANË, 20 Mars/ATSH/.- Dita e parë e pranverës? Këtë vit nuk do të jetë më 21 mars, por sot më 20 mars. Nuk është befasi: ky ishte rasti edhe në 2016 dhe 2017 dhe në të ardhmen data do të vazhdojë ende përpara. Por klima (dhe ngrohja globale) nuk kanë të bëjnë fare me të. Nëse pranvera arrin një ditë më parë kjo është për arsye astronomike.
Momenti i saktë i ekuinoksit
Sipas llogaritjeve të shkencëtarëve të bazuar në rotacionin e tokës momenti i saktë në të cilin fillon pranvera këtë vit arrin në orën 17:15 të martën më 20 mars. Është momenti i ekuinoksit, domethënë kur natën dhe ditën, ose më mirë kohëzgjatja e dritës dhe ajo e errësirës, janë identike. Prej këtij momenti, periudha e dritës fillon të zgjerohet krahasuar me atë të errësirës (e kundërta ndodh duke filluar nga ekuinoksi i vjeshtës).
Vera, këtë vit, do të trokasë më 21 qershor, në orën 11:07.
Vjeshta do të vijë me gjethet dhe gështenjat, më 23 shtator në orën 2:54 .italiane.
Dimri do të kthehet në kohë më 21 dhjetor në orën 11.22.
Përse ndryshon çdo vit
Por, pse erdhi ekuinoksi i pranverë një ditë më parë? Për shkak se Toka nuk është krejtësisht sferike dhe ndryshon boshtin e saj të rrotullimit, edhe në mënyrë të padukshme. Kjo është arsyeja pse momenti kur nata dhe dita kanë të njëjtën kohëzgjatje ndryshon vazhdimisht. Për 18 vitet e fundit, për shembull, ka rënë vetëm dy herë më 21 mars: në vitin 2003 dhe më pas në vitin 2007.
Një kuriozitet: sot nuk është vetëm dita e ekuinoksit, por edhe Dita Ndërkombëtare e Lumturisë (që gjithsesi bie gjithmonë 20 mars: është themeluar nga Kombet e Bashkuara në 2012)./k.s/























