BERLIN, 19 mars /ATSH-AFP/ – Ish-kapiteni i ekipit kombëtar gjerman të futbollit, Bastian Schweinsteiger dhe ish-kampionia e botës në tenis, serbja Ana Ivanoviç njoftuan sot lindjen e fëmijës së tyre të parë.
“Mirëserdhe në këtë botë, djali ynë i vogël!”, shkruajnë ata në faqet e tyre në rrjetin social “Instagram”.
Ish-lojtarja serbe, 30-vjeçe, dhe ish-ylli i futbollit gjerman jetojnë në SHBA, ku Schweinsteiger luan për ekipin e ”Çikago”-s në kampionatin amerikanoverior./ /G.S/ a.jor.






















