Ballina Lifestyle

Pranvera edhe më e bukur me ngjyrat pastel

TIRANE, 12 Mars /ATSH/ – Pranvera po afron dhe veshjet duhet të jenë të përshtatshme për këtë stinë e cila sjell bukurinë e natyrës me gjithë larmishmërinë e ngjyrave. Veshjet për pranverën 2018 janë ideale pasi specialistët e modës propozojnë ngjyrat pastel protagoniste në veshje dhe aksesorë. Ngjyra trëndafil,  blu bebe,  e verdha mimozë, jeshile mente,  jargavan, lavandër,  nuancat e ngjyrës pjeshkë, ngjyrat krem ose pudër janë disa nga nuancat pastel më të bukura, të cilat do të dominojnë veshjet e pranverës duke i kthyer femrës delikatesën dhe ëmbëlsinë. Këto veshje japin gjithashtu entuziazmin dhe pozitivitetin e duhur pasi këto ngjyra janë romantike dhe bëjnë që të dukesh si një lule në mesin e ngjyrave pranverore të natyrës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇelet Java e Parasë, Sejko: Sensibilizim i të rinjve për financat personale
Artikulli tjetërGREQI – Kotzias optimist i përmbajtur për zgjidhjen e emrit me Shkupin