BANDUNG, 7 mars /ATSH-AFP/ – Ai thith cigaren sikur të ishte një duhapirës i vjetër.
Një orangutang 22-vjeçar u filmua duke thithur një bisht cigareje që ishte hedhur drejt tij nga një vizitor në një kopësht zoologjik në Indonezi.
Pamjet e Ozonit, emri i majmunit duhanpirës i kopështit zoologjik të Bandungut, rreth 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit Xhakarta, janë përhapur si zjarr në internet.
Megjithatë, është e ndaluar të hedhësh duhan apo ushqime në drejtim të kafshëve të kopështit zoologjik, por këto këshilla shpeshherë nuk zbatohen nga vizitorët.
Kjo nuk është hera e parë që një orangutang filmohet duke pirë duhan në Indonezi, vend ku niveli i mbrojtjes së kafshëve është shumë i ulët dhe ku banorët janë ndër duhanpirësit më të mëdhenj në botë.
Në vitin 2012, një majmun në një tjetër kopësht zoologjik u bë i varur nga nikotina deri sa iu nënshtrua masave të forta për ta shpëtuar./ /G.S/ a.jor.























