TIRANË, 5 Mars/ATSH/ – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe në vazhdim të masave për disiplinimin e tregtimit të mishit, bllokoi të hënën në qarkun e Vlorës një sasi mishi në njësinë e tregtimit me administrator shtetasin Pajtim Gjoshi. Gjatë momentit të inspektimit nga AKU, u zbulua një karkasë mishi qengji e pavulosur dhe e papajisur me certifikatë veterinare në sasinë e 5.7 kg. Ndërkohë në momentin e inspektimit është gjendur në makinën e automjetit më targa AA 483 EC, në pronësi të njësisë së tregtimit, nëntë karkasa me mish qengji të vulosura dhe të certifikuara në masën 60.3 kg mish, të cilat po transportoheshin për konsum njerëzor, jashtë kushte higjieno-sanitare dhe pajisjes me makinë frigoriferike për mishin. Për karkasën e gjetur të pavulosur dhe të pacertifikuar për mishin e qengjit në njësinë e tregtimit nga AKU u mor masa administrative me gjobë 100 mijë lekë të reja. Gjithashtu për kushte të papërshtatshme të transportit, u mor masa tjetër administrative prej 100 mijë lekësh të reja për transport të papërshtatshëm dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare. Nga AKU është bërë sekuestrimi i dhjetë karkasave të mishit, si dhe mjetit me të cilin po transportonte kjo njësi tregtimi e mishit në qarkun e Vlorës. Në këtë aksion të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë bashkëpunuar ngushtësisht edhe Policia e Shtetit e Qarkut Vlorë. /a.f/ /r.e/
Ballina Aktualitet
Lajme
Parku fotovoltaik i Karavastasë, deputetët dhe ERE njihen me teknologjinë dhe kapacitetet prodhuese
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, së bashku me anëtarë të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), zhvilluan një vizitë në parkun fotovoltaik...
SHBA – Trump: Po marr telefonata nga persona të pakënaqur me sekretarin e Mbrojtjes,...
UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH/ - Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ka marrë telefonata nga persona të pakënaqur me punën e sekretarit të Mbrojtjes,...
POLONI – Gjashtë të arrestuar me dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë
VARSHAVË, 5 nëntor /ATSH/ - Polonia njoftoi sot arrestimin e gjashtë personave të dyshuar për spiunazh në favor të Moskës dhe furnizimin e ushtrisë...
FOKUS – Franca zhvendos në momentin e fundit takimin e G7-ës nga Marseja në...
PARIS, 5 nëntor /ATSH-AFP/- Ministria e Jashtme e Francës njoftoi sot se takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të G7, i planifikuar të...
Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën në ditën e...
SHBA – Pas fitores në Xhorxhia, Ossoff përmendet si kandidat i mundshëm në garën...
UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-AFP/ - Fitorja e senatorit demokrat Jon Ossoff në zgjedhjet e mesmandatit në Xhorxhia, ka rikthyer vëmendjen te gara presidenciale e...
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike që duhet zbuluar
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/- Në botë ka shumë qytete historike, përtej kryeqyteteve të njohura, të cilat ruajnë vlera të rëndësishme arkitekturore, kulturore dhe historike,...
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ulet nafta dhe benzina
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja maksimale të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë, në mbështetje të vendimit...
Biba: Kërkohet godinë e re, rishikim i hierarkisë së pagave dhe shtim i personelit...
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba prezantoi kërkesat buxhetore të institucionit për vitin 2027, gjatë një seance dëgjimore në...
Malaj: Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë, ose rreth...






















