Ballina Aktualitet

Reshje dëbore në kryeqytet, Bashkia merr masa edhe për strehimin

TIRANE, 28 Shkurt/ATSH/- Kryeqyteti vazhdon të jetë i përfshirë nga ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës.

Por Bashkia e Tiranës i ka marrë të gjitha masat që të gjitha rrugët të janë të kalueshme për automjetet. Bashkia ka angazhuar të gjitha mjetet për mbajtjen hapur të rrugëve, ndërkohë që janë marrë masat edhe për strehimin e të gjithë atyre që në këto ditë të ftohta dimri nuk kanë një strehë.

“Në zonat malore borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës po hapin rrugët rurale, ndërkohë në qytet është hapur qendra e emergjencave në Kombinat, për këdo që e ka zënë bora jashtë, ose s’ka mundur të kthehet nga rrethet e tjera! Ndihmoni kë të mundeni, pa panik dhe duke njoftuar 112”, deklaron kryebashkiaku Veliaj.

Bashkia ka ngritur magazina me fondin e ushqimeve dhe veshjeve për t’u ardhur në ndihmë banorëve të Tiranës në raste emergjencash. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”The Guardian”: Tirana, qyteti miqësor ndaj fëmijëve
Artikulli tjetërSituata nga reshjet e dëborës në Vlorë, flet prefekti