TIRANE, 27 Shkurt /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor, monedha europiane këtë fillim jave, ka fituar pikë kundrejt lekun ndërsa dollari amerikan ka dobësuar pozitat me 12 pikë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro është ngjitur me 0.18 lekë në kuotën e këmbimit me 132.18 lekë, pas një rënie që shënoi disa ditë radhazi në tregun vendas. Ndryshe nga monedha e gjelbërt amerikane që ra në vlerën e 107.08 lekëve.
Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.
Forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, ku në këto të fundit monedha europiane ka fituar pikë kundrejt dollarit, por edhe për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve në këtë periudhë.
Ndërsa Banka e Shqipërisë, ka nisur zbatimin e masave për uljen e përdorimit të euros në ekonominë e vendit, duke i dhënë prioritet forcimit të monedhës vendase lek.
| Lekë për njësi të monedhës së huaj | ||||
| Dollar Amerikan | USD | 107.08 | -0.12 | ![]() |
| Euro | EUR | 132.18 | +0.18 | ![]() |
| Poundi Britanik | GBP | 150.52 | +0.77 | ![]() |
| Franga Zvicerane | CHF | 114.71 | -0.05 | ![]() |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 100.49 | +0.12 | ![]() |
| Dollari Australian | AUD | 84.27 | +0.47 | ![]() |
| Dollari Kanadez | CAD | 84.79 | +0.43 | ![]() |
| Korona Suedeze | SEK | 13.17 | +0.02 | ![]() |
| Korona Norvegjeze | NOK | 13.73 | +0.10 | ![]() |
| Korona Daneze | DKK | 17.76 | +0.03 | ![]() |
| SDR | SDR | 155.33 | +0.07 | ![]() |
| Ari(OZ 1) | XAU | 143436.87 | +988.44 | ![]() |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 1789.84 | +13.75 | ![]() |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 16.98 | +0.05 | ![]() |
| Juani Kinez (offshore)
e.xh/ /a.g/ |
CNH | 17.00 | +0.07 | |













