Ballina Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, 17 Shkurt 2018

TIRANE, 17 Shkurt /ATSH/ – Moti mbi vendin tonë parashikohet i kthjellët me shtim  gradual të vranësirave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, në pjesën Veriore dhe qendrore të vendit në orët e vona të mbrëmjes do të kemi një shtim të vranësirave deri në të dendura.

Era do të fryjë me drejtim Lindje-Verilindje 1-10m/sek.

Deti i forcës 3 me lartësi dallge 1.5metër.

Mjegull/mjegullinë lokale në zonat luginore gjatë orëve të mëngjesit me shikim 100m-20km.

Rrezik nga ngricat përgjatë akseve rrugore.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore                 -3°/7°C

Vendet e ulta              2°/15°C

Vendet bregdetare      4°/16°C  /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFJE – Kneissl përgëzon dinamikën e strategjisë për Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/02/2018