TIRANE, 16 Shkurt/ATSH/- Gjatë tre ditëve të fundit, vendi ynë u përfshi nga reshje intensive shiu dhe dëborë, kryesisht në zonat malore.
Por strukturat shtetërore kanë qenë në gatishmëri maksimale për pastrimin e akseve kombëtare të bllokuara nga reshjet e dëborës duke bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit për automjetet.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social facebook, pamje të rrugëve kombëtare të pastruara nga Autoritetti Rrugor dhe kompanitë e mirëmbajtje.
MIRËMËNGJES























