Ballina Kulturë

Pesë monumente kulture të besimit islam drejt procesit të restaurimit

TIRANE, 15 Shkurt/ATSH/ – Pesë monumente kulture të besimit islam, do t’i nënshtrohen ndërhyrjes restauruese së shpejti.

Një marrëveshje bashkëpunimi e cila u nënshkrua mes Ministrisë së Kulturës, dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe  Skënder Bruçaj i ka hapur rrugën këtij procesi.

“Një pjesë e tyre nuk kanë pasur restaurime ose restaurime të mirëfillta dhe janë në nevojë për një ndërhyrje të tillë. Tashmë ka mbaruar gjithë faza e përgatitjes së projektit dhe e miratimit të tyre dhe ne hapim së shpejti kantieret në këto 5 xhami”- theksoi Kumbaro.

Ajo shtoi se rëndësi do i kushtohet edhe Xhamisë së Plumbit në Shkodër e cila ka nevojë dhe për ndërhyrje të thellë.

“Prej vitesh ajo është objekt i përmbytjeve. Bëhet fjalë për një ndërhyrje të thellë në sistemin e kullimit dhe adrenazhit. Ndërtimin e një dige për ta shpëtuar një herë e përgjithmonë këtë xhami”- shtoi Kumbaro. 

Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi ka për qëllim koordinimin e punës, komunikimit dhe prezantimit të projekteve për ndërhyrje në 5 xhami monumente kulture Xhamisë Mbret Berat; Xhamisë se Beqareve Berat, Teqeja e Helvetive, Berat, Xhamisë Ethem Beut Tiranë, Xhamia e Pazarit”, Gjirokastrës” , mes Ministrisë dhe KMSH-së. Kjo kryhet në kuadër të projektit për ndërhyrje restauruese dhe rikonstruksioni të  xhamive të sipërmendura financuar nga donatorët TIKA(Turkish Cooperation and Coordination Agency).

Në këtë ceremoni u prezantuan dhe projektet e restaurimit hartuar nga Instituti Monumenteve të Kulturës. /a.alla/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBiznesi pa letra në dogana
Artikulli tjetër“Një ditë me kuratorin!” me temë “Monedhat, dëshmi e qytetërimit ilir”