Ballina Bota

James Hetfield nga grupi Metallica në aktor kinemaje

TIRANE,13 Shkurt /ATSH/ – James Hetfield 54 vjeçari , udhëheqësi i grupit Metallica, do të tërhiqet nga skena si këngëtar për të debutuar si aktor.

Ai do të jetë një nga protagonistët e filmit të vrasësit serial Ted Bundy, me Zac Efron, me titull “Extremely Wicked, Shockingly Evil, And Vile”.

Artisti do të luajë rolin e agjentit Bob Hayward, i pari që ka arrestuar vrasësin e shumëfishtë më 1975. Ndër interpretuesit e tjerë të filmit, i cili do të shfaqjet për publikun në vitin 2019, është John Malkovich dhe Jim Parsons.

Regjisori i filmit është Joe Berlinger me të cilin Hetfield ka bashkëpunuar me rastin e dokumentarit “Metallica: Some Kind of Monster”. Regjisori është shprehur se, “pasi kam kaluar me qindra orë mbrapa skenave me James dhe pjesën tjetër të Metallica, kam përjetuar shumë afër karizmin dhe praninë e tij të fuqishme, dukej e natyrshme që ai do të sjellë të njëjtën fuqi dhe magnetizëm në një rol dramatik, kështu që kur ai pranoi të merrte pjesë në film, unë isha i kënaqur “.

http://www.tgcom24.mediaset.it/spettacolo/james-hetfield-dei-metallica-debutta-come-attore-al-cinema_3123009-201802a.shtml

/a.alla/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVenezia 75, Guillermo del Toro do të jetë president i jurisë
Artikulli tjetërAlarmi i OBSH, adoleshentët bëjnë shumë pak aktivitet fizik