TIRANË, 13 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/- Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë filluar heqjen e ujit nga fshati Darëzezë në Fier, ku niveli është rritur si pasojë e reshjeve të orëve të fundit.
Lajmin e bën me dije Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, përmes një statusi në FB, ku përmes fotove pasqyron dhe punën që po realizohet nga Forcat e Armatosura. Sipas ministres Xhaçka, “FA janë në krye të detyrës”.
“Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë filluar heqjen e ujit nga fshati Darëzezë në Fier, ku niveli është rritur si pasojë e reshjeve të orëve të fundit. FA në krye të detyrës!























