Programi i Transparences ATSH

Lidhja nr.1
PROGRAMI I TRANSPARENCËS  “PËR AGJENCINE TELEGRAFIKE SHQIPTARE”

I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur
programi i transparencës për Agjencine Telegrafike Shqoptare. Ky program përcakton kornizën
ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e
Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje
AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja
do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të
LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës
së AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.ata.gov.al si dhe në
mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje,
afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila
prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron
menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i
aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e APsë
është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format
lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që
karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së
privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AP -së janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e
aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.2
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AP-ja ushtron funksione publike, për
rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me
legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme
veprimtarinë e AP-së dhe përkatësisht: Dekreti Nr.1960, date 9.11.1954 “Mbi Agjencinë
Telegrafike Shqiptare”
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e
Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është
bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
– i plotë;
– i saktë;
– i përditësuar;
– i thjeshtë në konsultim;
– i kuptueshëm;
– lehtësisht i aksesueshëm;
– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit
Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar Agjencia Telegrafike Shqiptare vendos
në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.ata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së
publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
ß Strukturën organizative të autoritetit publik;
ß Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të
sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me
ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
ß Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën
postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e
ankimit të vendimit përkatës;
ß Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet
e koordinatorit për të drejtën e informimit;
ß Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për
deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një 3
përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë
të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
ß Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet
strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si
dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
ß Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e
kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik
vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga
subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e
shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
ß Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të
koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643,
datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe
partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e
kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e
shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e
kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
ß Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e
shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të
dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe
dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti
publik;
ß Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet
ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund
të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve,
të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të
sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të
dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
ß AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të
plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për
metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen
në dispozicion të publikut pa kërkesë;
ß Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të
individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo
postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë Baza ligjore Dokumenti/Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura pergjegjese
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. Neni 7/1/a/d Vendim miratimi.
Skeme.
Struktura e pagave.
Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve/ive, arsimit, kualifikimet e drejtuesve.
Menjehere pas botimit në fl/ zyrtare.
Menjehere pas miratimit te aktit nga titullari
Në faqen zyrtare   “Autoriteti” Drejtoria e finances dhe sherbimeve mbeshtetese
Akte ndërkombëtare
ligje;
akte nën
ligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër.
Neni 7/1/b Konventa Ligje Akte nënligjore Kodi i etikes gazetareske Pas botimit në fl /zyrtare  Në faqen zyrtare në menunë “Legjislacioni” ATSH dhe te tjere institucione
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit te vendimit perkates
Neni 7/1/c/g Format kërkese
Format ankese
ShpjegueseAdresë postare:
Adresë e-mail:
[email protected]
Pas miratimit të Programit të transparencës.Menjëherë në rast ndryshimesh Në faqen zyrtare në menunë”Programi i Transparences” Drejtoria e Finances dhe Sherbimeve Mbeshtetese
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe
kontaktet e
koordinatorit për të drejtën e informimit.
Neni7/1/ç Shpjeguese
Koordinatori
Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit. Në faqen zyrtare në menunë“Koordinatori” Specialisti i Komunikimit me Publikun.
 Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. Neni 7/1/d Vendim i Keshillit te Ministrave. Dekreti Nr.1960 date 09.11.1954 Rregullore e Brendshe e ATSH Menjëherë pas botimit në fl /zyrtare. Në faqen zyrtare në menunë“Rreth nesh” Drejtoria e Finances dhe Sherbimeve MbeshteteseJuristi
Mekanizmat monitorues;
Raporte  auditi;
Dokumentet me tregues performance;
Neni7/1/dh Raporte monitorimi dhe auditivi.(KLSH & Audit i Brendshem) Menjëherë pas depozitimit në ATSH Në faqen zyrtare në menunë “Publikime”.  Drejtoria e Finances dhe Sherbimeve Mbeshtetese
Buxheti Neni 7/1/e Buxheti Pas miratimit të ligjit të buxhetit. Në faqen zyrtare në menunë “Publikime” Drejtoria e Finances dhe Sherbimeve Mbeshtetese
Informacion për procedurat e prokurimit. Neni 7/1/ë Rregjistri Menjëherë pas dërgimit në APP. Agjencia Telegrafike Shqiptare ne zbatim të  ligjit  nr.  9643,  datë  20.12.2006, “Për  prokurimin  publik” kryen procedura prokurimi vetem per blerjet me vlera te vogla sipas Udhezimit Nr.3, date 27.01.2015 i ndryshuar. Linku i meposhtem Në faqen zyrtare në menunë “Publikime”http://www.app.gov.al  

Drejtoria e Finances dhe Sherbimeve Mbeshtetese

Shërbimet e autoritetit për publikun.  Neni 7/1/f Rregjistri i njoftimeveFatura arkëtimi Përditësohet periodikisht.E përhershme. Në faqen zyrtare në menunë “Mbrojtja e të Dhënave”
Me kufizime të masave të sigurisë të përdorura nga kontrolluesitNë faqen zyrtare në menunë “Publikime”
Drejtoria e Finances dhe Sherbimeve Mbeshtetese
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj. Neni 7/1/gj p/akt ligjor dhe nënligjor
p/strategji
Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues. Në faqen zyrtare në menunë “Publikime”
Juristi
Mbajtja e dokumentacionit nga AP. Neni 7/1/h Shkresa Dokumentacioni zyrtar mbahet ne rregjistrin e protokollit nga specialsitja e Arkiv- protokollit ne varesi te Drejtorise se Sherbimeve Mbeshtetese, cdo dokument tjeter me karakter sekret qe permban te dhena personale mbahet nga Pergjegjesi i Burimeve Njerezore ndersa informacioni qe behet publik pa kerkese ndodhet ne websitin e AP.Pas miratimit të titullarit. Në faqen zyrtare në menunë “Publikime” Drejtoria e Finances dhe Sherbimeve Mbeshtetese/specialisti i Arkiv – Protokollit
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 Neni 7/1/i Tabelë Pas miratimit të programit të transparencës. Në faqen zyrtare në menunë“Programi i Transparencës”
Me kufizime të identitetit të ankuesit. 
Koordinatori
Një  përshkrim  të  kategorive  dhe  formave  të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga  autoriteti  publik  dhe  të  procedurave  për  t’i  përfituar ato. Neni 7/1/j Tabelë Agjencia Telegrafike Shqiptare nuk ka ne objektin e veprimtarise se saj dhenien e ndihmave shoqerore apo subvencioneve. Në faqen zyrtare në menunë“Programi i Transparencës” Koordinatori
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. Neni 7/1/k VertetimeVendimeSherbim furnizimi me lajme dhe fotoNëpunës civil (vende vakante) Pas miratimit nga TitullariPas çdo krijimi të vendit vakant. Në faqen zyrtare Drejtoria e Finances dhe Sherbimeve Mbeshtetese
Informacione të tjera  të dobishme. Neni 7/1/l AnkesaKërkesa Pas miratimit nga titullari Në faqen zyrtare në menunë “Publikime”  ATSH

 

V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut
në faqen e tij të internetit www.ata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e
mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron
zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e
autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së
informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e
programeve institucionale të transparencës.