SHBA, 4 nëntor, ATSH/ Senatori amerikan Bernie Sanders përshëndeti fitoren e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke theksuar se kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit do t’u mundësojë atyre të kërkojnë llogari nga presidenti Donald Trump.
“Demokratët tani do të kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin dhe do të jenë në gjendje ta mbajnë Trumpin përgjegjës. Kjo është diçka e shkëlqyer”, shkroi Sanders në rrjetet sociale.
Ai bëri gjithashtu thirrje për më shumë përpjekje në luftën kundër pabarazisë ekonomike dhe në mbrojtje të familjeve punëtore.
Sanders, 85 vjeç, ishte ndër zërat më aktivë në fushatën e demokratëve, duke zhvilluar 58 tubime në mbështetje të tyre, 20 prej të cilave vetëm gjatë muajit tetor. Në këto aktivitete morën pjesë më shumë se 340 mijë persona.
“Nuk ka më justifikime”, përfundoi senatori në mesazhin e tij.
