SHBA, 4 nëntor/ATSH/ Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke u bërë myslimani i parë i zgjedhur në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Sipas agjencisë Associated Press (AP), El-Sayed, 42 vjeç, mundi kandidatin republikan Mike Rogers në një garë të fortë elektorale, duke mbajtur në duart e demokratëve një vend që konsiderohej ndër më konkurruesit në këto zgjedhje.
I lindur dhe rritur në periferi të Detroitit, El-Sayed është djali i emigrantëve egjiptianë. Mjek me formim në shëndetin publik, ai u bë i njohur për qëndrimet e tij progresiste dhe programin që vë në fokus politikat sociale.
Fitorja e tij përbën një moment historik në politikën amerikane dhe një zhvillim të rëndësishëm për përfaqësimin e komuniteteve myslimane në institucionet më të larta të vendit.
Gara u shoqërua me debate të forta politike, veçanërisht për qëndrimet e El-Sayed ndaj Izraelit dhe politikës së jashtme amerikane.
