Agjencia Telegrafike Shqiptare

Jaupaj: Bashkëpunim me partnerët francezë për modernizimin e menaxhimit të mbetjeve

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Ministria e Mjedisit zhvilloi mbledhjen e dytë të Komitetit Drejtues të studimit FASEP, në bashkëpunim me partnerët francezë, me fokus përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te zgjidhjet teknike, infrastruktura e nevojshme dhe modelet më efikase për trajtimin e mbetjeve, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Në një reagim në rrjetet sociale, Jaupaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët francezë për kalimin nga faza e planifikimit, në projekte konkrete.

“Me mbështetjen e partnerëve tanë, vijojmë punën për kthimin e planifikimit në investime konkrete dhe ndërtimin e një sistemi modern e të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve”, u shpreh Jaupaj.

Studimi FASEP synon të kontribuojë në identifikimin e zgjidhjeve dhe modeleve të përshtatshme për zhvillimin e infrastrukturës së menaxhimit të mbetjeve, në përputhje me kërkesat dhe standardet europiane.

/e.i/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version