Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit

UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – 55,59 milionë amerikanë kanë votuar tashmë për zgjedhjet e mesmandatit, rreth 10 milionë më shumë se në vitin 2022, sipas NBCn

Rreth 31,5 milionë votuan personalisht dhe 24,1 milionë me postë.

Ndërkohë, një vendim i papritur i një anëtareje demokrate nga shteti i Miçiganit ka shkaktuar tronditje dhe përçarje brenda Partisë Demokrate amerikane, në ditët e fundit përpara zgjedhjeve të mesmandatit që zhvillohen nesër.

Haley Stevens njoftoi mbështetjen e saj për kandidatin republikan Mike Rogers në garën për Senatin, duke braktisur kështu kandidatin demokrat Abdul El-Sayed, i cili e kishte mundur në zgjedhjet paraprake të partisë.

Miçigani konsiderohet një shtet kyç për demokratët, të cilët synojnë të ruajnë kontrollin e një prej vendeve të tyre në Senat./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version