Agjencia Telegrafike Shqiptare

Siguria ushqimore, linjë e gjelbër për ankesat e qytetarëve

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Konsumatorët do të kenë tashmë një linjë telefonike të thirrjeve falas për adresimin e problematikave dhe shqetësimeve sa i përket sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si dhe aktorë të angazhuar për mbrojtjen e konsumatorit prezantuan në Tiranë projektin “Linja e gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri”, financuar nga BE.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se qëllimi i këtij projekti është forcimi i kapaciteteve, harmonizimi i standardeve dhe të legjislacionit me atë të BE-së në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.

“Angazhimi në tryeza diskutimi në vijim do të ketë për rrjedhojë platforma partneriteti në mbrojtje të të drejtave të konsumatorit”, bën të ditur AKU.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version