Agjencia Telegrafike Shqiptare

PAKISTAN – Erdogan: Do të luftojmë me durim për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Palestinës

ANKARA, 13 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se do të luftojnë me durim për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Palestinës me integritet gjeografik, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Erdogan, në kuadër të vizitës së tij në Pakistan, u prit me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Islamabad nga kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif.

Pas takimit, të dy liderët folën në një konferencë të përbashkët për media.

Presidenti turk, gjatë fjalës së tij, tha se në takimin me kryeministrin pakistanez para mbledhjes së Këshillit kanë vlerësuar gjerësisht zhvillimet bilaterale, si dhe ato rajonale dhe globale.

Duke treguar se me kryeministrin Sharif janë dakord se duhet shtuar përpjekjet e tyre për të arritur objektivin të vëllimit tregtar prej pesë miliardë dollarësh, lidhur me Forumin e Biznesit Turqi-Pakistan, Erdogan tha se “nxisim investitorët tanë, të cilët janë lokomotiva e bashkëpunimit ekonomik, të bëjnë më shumë aktivitete në Pakistan”.

Erdogan foli edhe për luftën kundër terrorizmit që të dyja vendet po zhvillojnë.

Erdogan, në kuadër të turit aziatik, vizitoi edhe Malajzinë dhe Indonezinë./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version