Agjencia Telegrafike Shqiptare

MOSKË – Peskov: Ukraina të jetë pjesë në bisedimet për paqe

MOSKË, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ukraina do të marrë pjesë, natyrisht, në negociatat për përfundimin e konfliktit, por Rusia e konsideron SHBA-në bashkëbiseduesen e saj kryesore, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi biseda të veçanta telefonike me liderët e Rusisë dhe Ukrainës.

“Në një mënyrë ose në një tjetër, sigurisht, Ukraina do të marrë pjesë në negociata”, shtoi Peskov.

”Do të ketë edhe një rrugë të dialogut dypalësh ruso-amerikan, dhe një rrugë që, natyrisht, do të lidhet me përfshirjen e Ukrainës”, tha Peskov në një intervistë për televizionin shtetëror rus./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version