Agjencia Telegrafike Shqiptare

Fondacioni Japonez, në mbështetje të botimeve të letërsisë shqipe

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli zhvilloi takime që në qendër të tyre kishin temën e përkthimit dhe përhapjes së librit shqip në gjuhë dhe kultura të tjera.

Bardhyli u takua me sekretarin e parë dhe drejtuesin e zyrës së Kulturës dhe Shtypit në Ambasadën Gjermane në Tiranë, Jan Maibom dhe sekretarin e parë dhe përgjegjësin për Kulturën, në Ambasadën Japoneze, në vendin tonë, Kohei Tsuboi.

Takimi nxori në pah vështirësitë e publikimeve nga letërsia origjinale japoneze, si pasojë e mungesës së përkthyesve nga kjo gjuhë.

Sipas QKLL-së Fondacioni Japonez me seli në Romë, mund të jetë një mbështetës i mirë i botimeve shqiptare të letërsisë dhe autorëve japonezë. Ambasada u shpreh e gatshme të organizojë e mbështesë QKLL-në në aktivitete që lidhen me letërsinë, por dhe artin japonez. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version