Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRUKSEL – Robles: Mos i jepni Moskës mundësinë të besojë se e ka fituar luftën

BRUKSEL, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Rusia vazhdon të jetë një rrezik dhe nuk mund t’i jepet shansi të besohet se e ka fituar këtë luftë, deklaroi ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Mbrojtjes së Atlantikut të Veriut.

“Të gjithë ne theksuam nevojën për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që nuk mund të arrihet pa biseduar fillimisht me Ukrainën, e cila ka qenë pala e sulmuar në këtë konflikt dhe e cila duhet të vendosë për fatin e saj”, theksoi Robles, duke iu referuar bisedës që presidenti i SHBA Donald Trump pati dje me Vladimir Putin për fillimin e negociatave.

“Na duket pozitive që mund të ketë ndërmjetësim nga Shtetet e Bashkuara, por ne besojmë se Bashkimi Evropian dhe NATO duhet të kenë pjesëmarrjen e tyre në bisedime, sepse ne mbështesim Ukrainën dhe do të vazhdojmë ta mbështesim atë”, theksoi përfaqësuesja e qeverisë së kryeministrit Sanchez.

“Të gjitha vendet, jo vetëm ato në Evropën Veriore, kanë bërë thirrje për paqe dhe mirëpresin një proces negocimi”, vuri në dukje ajo./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version