Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama: Mandati i katërt, i standardeve demokratike të drejtësisë

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot në fjalën e tij në dëgjesën e Grupit Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, se, “në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi”.

“Ky  është telegrami që kam për ju sot ngushëllimi, por unë dhe ju, ne, Partia Socialiste nuk tërhiqemi në të gjitha rastet, me çfarëdolloj çmimi, me çfarëdolloj kosto. Siç e shihni, fatura është këtu, baltë, baltë, baltë, çeta e hajdutëve, edhe pse jemi një çetë hajdutësh që kap hajdutë, ndihmon të kapen hajdutë, mbështet kapjen e hajdutëve, prapë çetë e hajdutëve është”, iu drejtua Rama deputetëve socialistë.

“Kështu që, kokën lart, shtrëngoni dhëmbët dhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi. Mavija duhet të bëhet e kuqe flakë, siç i ka qejf Erion Braçe ngjyrat e kutive. Tërmet nga poshtë, flakë nga lart dhe në 11 maj do marrim mandatin e katërt dhe mandati i katërt do jetë mandati i standardeve demokratike të drejtësisë. Faleminderit dhe Taulanti sapo ma pëshpëriti, vetëm përpara”, përfundoi Rama. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version