Agjencia Telegrafike Shqiptare

Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministre e Mbrojtjes

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Këshilli i Ministrave emëroi sot Blerina Abrazhdan në pozicionin e zëvendësministres së Mbrojtjes.

Në vendimin e qeverisë lexohet se “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version