TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, siguroi sot se “do të vazhdojmë të punojmë për të gjithë shqiptarët, në katër anët e vendit, pa dallim përkatësie politike, pasi misioni ynë është i të gjithëve, është për Shqipërinë”.
Balluku, e cila është njëkohësisht drejtuese politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, zhvilloi një takim me disa ish-mbështetës të forcave të tjera politike, gjatë një takimi me banorë të lagjeve “Kryengritje” dhe “11 Janari” në Fier.
Duke cituar ata, Balluku u shpreh se “tifozerisë politike i ka ikur koha”.
“Tifozerisë politike i ka ikur koha! Tani qytetarët vlerësojnë punën dhe atë që iu gjendet më pranë e iu shërben më mirë, atë që punon dhe nuk shpenzon kohë me fjalë e qyfyre tavolinash. Kështu u shprehën disa ish-mbështetës të forcave të tjera politike, gjatë një takimi me banorë të lagjeve “Kryengritje” dhe “11 Janari” në Fier”, tha Balluku.
Balluku siguroi se “misioni ynë është i të gjithëve, është për Shqipërinë”.
/m.m/r.e/a.f/
