ZAGREB, 11 shkurt /ATSH-AA/ – Një tërmet me magnitudë prej 5,2 ballësh të shkallës Rihter ka goditur Kroacinë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar 26 kilometra nga Gospiçi, 119 kilometra nga Spliti dhe 14 kilometra nga Posedarje.
Thellësia e tërmetit është regjistruar në 10 kilometra.
Dridhje të fuqishme janë ndjerë në zonën përreth Zadarit, Posedarjes dhe në pjesë të Likes.
Qytetarët raportojnë se tërmeti ka qenë aq i fuqishëm sa ata janë larguar nga shtëpitë e tyre.
“Toka u drodh fort edhe në Shibenik”, tha një qytetar kroat.
Tërmeti është ndjerë edhe në Bosnje-Hercegovinë, kryesisht në zonat e Bihaqit, Bosanska Krupes, Prijedorit dhe Banja Lukës, ndërkohë disa qytetarë raportojnë se lëkundjet i kanë ndjerë edhe në Zenicë, Mostar dhe Sarajevë.
Pak minuta pas të parit, në Kroaci u regjistrua edhe një tërmet i dytë me magnitudë 2,5 ballë.
Ai u regjistrua 87 kilometra nga Spliti, në një thellësi prej 15 kilometrash./ /os/
