Agjencia Telegrafike Shqiptare

Spiropali: Turizmi në qytetin e Vlorës duhet të zgjasë përgjatë gjithë vitit

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë”, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u prit sot nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, përpara zhvillimit të aktivitetit “KuvendOn”, platformës për dialog dhe llogaridhënie, në këtë qark.

Gjatë takimit, Spiropali theksoi se, Kuvendi do të kujdeset për zgjerimin e mbështetjes për zhvillimin lokal dhe komunitetet, përmirësimin e shërbimeve publike, mbështetjen për sipërmarrësit dhe zhvillimin e veprimtarive ekonomike, të fokusuara sidomos në shfrytëzimin më të mirë të mundshëm të potencialit turistik të qytetit.

Si një ndër sektorët e rëndësishëm ekonomikë, sipas Kryetares së Kuvendit, turizmi në qytetin e Vlorës duhet të zgjasë përgjatë gjithë vitit dhe për këtë duhet punuar çdo ditë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version