Agjencia Telegrafike Shqiptare

Sezon i mbarë riprodhimi për koloninë e pelikanit kaçurrel

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Fotjon Prençe, drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier, publikoi në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga ishulli i riprodhimit të pelikanit kaçurrel.

Prençe shkroi se, sezoni i riprodhimit të pelikanit kaçurrel është i mbarë për këtë vit. Ajo e pelikanit kaçurrel në lagunën e Divjakë-Karavastasë është kolonia e vetme në vendin tonë. Aktualisht në ishullin e riprodhimit numërohen 71 fole.

Prençe bëri me dije se Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Fier po ndjek me përpikëri procesin duke monitoruar hap pas hapi ecurinë deri në përmbyllje të ciklit, kur zogjtë e fundit largohen nga foletë.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version