Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama: Shkolla e rilindur “Bardhyl Pojani” hap dyert për nxënësit e Pojanit

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ambientet e reja të shkollës së rilindur “Bardhyl Pojani”, në Pojan të bashkisë Maliq.

Rama theksoi se, “shkolla e rilindur “Bardhyl Pojani” hap dyert për nxënësit e Pojanit në bashkinë Maliq, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxënësit dhe mësuesit që tashmë mësojnë në një shkollë moderne, me ambiente të reja dhe standardet më të mira”.

Shkolla e mesme e bashkuar “Bardhyl Pojani” kishte një kapacitet prej 360 nxënësish, ndërkohë që aty mësonin më shumë se 500 nxënës, duke bërë mësim me turne.

Falë këtij investimi eliminohet mësimi me dy turne.

Në ambientet e reja janë të përfshira gjashtë klasa, një bibliotekë dhe një palestër, të cilat do të vihen në funksion të shkollës së mesme.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version